Categories Lajme

Humbën jetën në aksident, 32-vjeçari italian festoi ditëlindjen në Sarandë para se të ndodhte tragjedia

Të tjera detaje kanë dalë për vdekjen në aksident tragjik në aksin Sarandë-Ksamil, ku humbën jetën dy turistët italianë, Domenico Gritto, 24 vjeç dhe Vincenzo Tizzano, 32 vjeç.

Sipas burimeve nga InterNapoli.it, bëhet me dije se Gritto dhe Tizzano po ktheheshin nga një klub, pasi festuan ditëlindjen e këtij të fundit.

Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm (24 gusht), ku humbën jetën dy persona dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.

Sipas raportimeve nga policia, automjeti “Mercedes Benz” që u përplas me motomjetin tip “Honda” ku ndodheshin dy shtetasit Italian, Domenico Gritto dhe Vicenzo Tizziano, që ndërruan jetë, drejtohej nga një 17-vjeçar, ndërsa pasagjer ishte një 16-vjeçar.

Të dy të rinjtë janë dërguar në spital pas përplasjes për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që dy shtetasit italianë humbën jetën.

Sarandë/Informacion paraprakRreth orës 03:00 të datës 24.08.2023, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor”, automjeti tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin E. R., 17 vjeç, është përplasur me një motomjet tip “Honda”.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën shtetasi italian D. G., 24 vjeç dhe një shtetas tjetër, ende i paidentifikuar, që udhëtonin me motomjetin tip “Honda”

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. R. është dërguar në spital, bashkë me shtetasin M. R., pasagjer në automjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka…

LEXO ME SHUME