Categories Lajme

Humbi jetën në Itali, miku i shqiptarit: Ishte shumë i lidhur me familjen

Një 41-vjeçar, i identifikuar si Flamur Krasniqi humbi jetën në një inci dent me motor dëbore në Itali. Ai kishte kaluar mbrëmjen me kolegët duke darkuar në Monte Pera, dhe të gjithë kishin vendosur të bënin ngjitje me motora dëbore.

41-vjeçari nga Kosova humbi kontrollin e mjetit. Pavarësisht ndërhyrjes në vendngjarje me helikopter, ai ndërroi jetë. Flamuri ishte me origjinë nga Kosova dhe njihej ndryshe si “Muly”. Prej fëmijërisë, ai u largua drejt Zvicrës. Familjarët dhe miqtë janë përballur me një të papritur të madhe. Miku i tij prej 20 vitesh, Mauro Maggiulli ka shprehur sa i dëshpëruar është për ikjen e tij duke thënë:

“Ai ishte një tifoz i futbollit, i Milanit ‘tonë’. Sonte (mbrëmjen e kaluar) duhet të kishim shkuar në Milano për të parë derbin së bashku. Futbolli mbeti një pasion, Muly atëherë zgjodhi një rrugë tjetër: ai ndoqi Qendrën Tregtare Profesionale të Lugano, duke u bërë një konsulent i vlerësuar i shitjeve për Volksëagen në Amag. Ai ishte një person fantastik, i shkëlqyer, shumë i dashur.

Fëmijët e mi e quanin xhaxha. Kemi pasur një marrëdhënie shumë të ngushtë që është forcuar ndër vite. Ai ishte shumë i lidhur me familjen, një njeri me vlera të shëndetshme. Ishte gjithmonë i gatshëm të ndihmonte të gjithë, ishte shumë vetëmohues”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME