Duke diskutuar për arrestimin e Vladimir Gjutës, i cili u kap nga policia i armatosur pranë selisë së PS kur kryeministri Rama po drejtonte një mbledhje gazetari i njohur Arian Çani. Sipas tij mund të jetë një inskenim gjoja rrezikohet jeta e kryeministrit Rama.
‘Po spekulojmë pak. Ka dy teori. E para është se ai personi u gjend aty në momentin e gabuar. Nuk mund të bëjë dikush atentat me 120 mijë euro me vete. Edhe teoria e dytë është, këtë e them më shaka, mund të jetë një inskenim. E shikoj të inskenuar, dikush i ka dërguar një mesazh, i ka thënë kalo aty. Kjo për të bërë show meqë jemi në këtë kuadrin e OFL-së’- tha Arian Çani.
