Categories Lajme

I dënuar për vrasjen e drejtorit të Policisë/ Shënjestër e “Metamorfozës”, Kushtetuesja rrëzon kërkesën për liri të Genc Tafilit

23 vjet më parë u vra Drejtori i Policisë së Shkodrës, Arben Zylyftari. I dënuari me 25 vite burg për vrasjen e tij vazhdon të kërkojë lirinë. Mirëpo, Gjykata Kushtetuese rrëzoi pretendimet e Genc Tafilit. Ai “trokiti” në Kushtetuese në prill të këtij viti dhe kërkoi shfuqizimin e vendimeve të Apelit dhe Gjykatës së Lartë, që e rikthyen atë në qeli, pas 4 vitesh qëndrimi në liri.

Ishin këto dy gjykata që ndryshuan vendimin e dhënë në vitin 2017 nga Gjykata e Krujës, që liroi Tafilajn 3 vjet e 3 muaj e 18 ditë, para përfundimit të dënimit me çerekshekulli burg.

I dënuari për vrasjen e drejtuesit të lartë të policisë i konsideroi antikushtetuese dy vendimet e Apelit dhe Gjykatës së Lartë, me pretendimin se në shqyrtimin e kërkesës së tij për lirim të parakohshëm, këto gjykata duhet të zbatonin ligjin e kohës kur kishte kryer krimin dhe jo ligjin aktual.

Kërkesa e tij nuk u mor parasysh nga Kushtetuesja. “…neni 64 i KP-së që ka qenë në fuqi në momentin e dënimit të kërkuesit (vitin 2001), nuk mund të gjejë zbatim në momentin e aplikimit të kërkuesit për lirim me kusht (në vitin 2017). Në këto rrethana, Kolegji çmon se gjen zbatim dispozita e ligjit penal që është në fuqi në momentin e paraqitjes së kërkesës për lirimin me kusht nga i dënuari, pasi plotësimi i kërkesave të ligjit do të verifikohet në këtë moment”.

Nga arsyetimi i Kushtetueses, në vendimin për moskalim të çështjes për shqyrtim në seancë plenare, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar edhe pretendimet e Tafilajt për cenim të standardit të arsyetimit të vendimit gjyqësor.

Para se të lirohej me kusht, Tafilaj vuajti 21 vjet e 7 muaj burg. Referuar dosjes “Metamorfoza” të SPAK, që vuri në pranga edhe një prokuror, një zyrtar të lartë policie dhe një biznesmen, gjatë kohës që ishte në liri emri i Tafilajt ishte vënë në shënjestër për ekzekutim nga anëtarët e grupit kriminal.

Pas vendimeve që detyronin rikthim në qeli Tafilaj u arrestua në Gjermani në janar 2022 dhe u ekstradua në Shqipëri 5 muaj më vonë./a2/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME