Categories Lajme

“Do bëj vetëgjyqësi”/ Ulja e dënimit për fisin Rraja, reagon Jashar Maja: A po luajnë film me mua…!

Prokuroria e Tiranës ka dalë në konkluzionin se dhuna e ushtruar ndaj dy anëtarëve të fisit Maja nga anëtarë të fisit Rraja, nuk u ka rrezikuar jetën, edhe pse kanë pasur thyerje kockash në kokë e trup.

Prokuroria ka kërkuar që të ndryshohet akuza për anëtarët e fisit Rraja, familjarë të ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja, duke e kthyer nga “plagosje të rëndë me dashje, në bashkëpunim”, në “plagosje të lehtë me dashje”.

Prokuroria u kërkon viktimave të dhunës që të ushtrojnë ankim, ose në të kundërt nuk mund të vazhdohet me ndjekjen penale ndaj autorëve.

Jashar Maja i cili është dhunuar ka folur për “Shqipëria Live”, thotë se është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe se tashmë nuk është i aftë as të punojë.

“Kushëriri Bilibili do shkojë për ndërhyrje në Itali. Ka pas ndërhyrje në kokë, i është çarë kafka e kokës, të shkohësh grafitë habitesh. E ato thonë është goditje e lehtë. Nuk jam aspak dakord me këtë ekspertizë që kanë bo ata.

Ku të ankohem moj motër?! Nuk ka shtet këtu, janë 10 veta aty me armë, aty shkruajnë se “dyshohet se janë lodër”. Ça jam unë, po luajnë film me mua? Unë s’kam ku të ankohem, s’kam besim, atëherë më detyron shteti të bëj vetëgjyqësi. Se s’ka shtet”, tha Jashar Maja për “Shqipëria Live” ditën e sotme

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME