Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Një 25-vjeçar, i identifikuar vetëm me iniciale nga Policia e Shtetit ka hyrë në banesën e fqinjit të tij dhe e ka grabitur. Pasi në shtëpi ka gjetur të dashurën e pronarit të banesës, e ka marrë me forcë dhe pasi e ka futur në banesën e tij, ka abuzuar seksualisht me të. Policia e ka arrestuar 25-vjeçarin, por ende nuk janë mësuar detaje nga dëshmia e dhunuesit dhe as e viktimës së abuzimit seksual.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin J. O., 25 vjeç, banues në Tiranë. 25-vjeçari ditën e djeshme ka shkuar në banesën e shtetasit A. B., 49 vjeç, (fqinji i tij), të cilit i ka vjedhur me dhunë një shumë parash dhe një aparat celular, si dhe ka marrë me forcë të dashurën e 49-vjeçarit, dhe pasi e ka dërguar në banesën e tij, ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj,”-bëri me dije Policia e Shtetit.
