Categories Lajme

I riu i tregoi policisë se bashkëpunonte me një grup kriminal por u injorua, pezullohet nga detyra Shefi i Krimeve në Lushnjë! Vendoset nën hetim

Shefi i Krimeve në Komisariatin e Policisë së Lushnjës, është pezulluar nga detyra. Shtetasi me iniciale A.K. është vendosur nën hetim pasi dyshohet se ka neglizhuar rastin e një 26-vjeçari i cili kishte rrëfyer për blutë se ka bashkëpunuar me grupet kriminale.

Rasti i të riut është publikuar nga emisioni “Fiks Fare”, ku i riu i kishte treguar policisë mënyrën si është rekrutuar nga grupet kriminale për të gjymtuar një person në Lushnjë, duke zbuluar porositësin dhe ndërmjetësin.

Sipas të riut nga Durrësi, rasti i tij është neglizhuar nga ana e policisë.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me rastin e transmetuar mbrëmjen e sotme, në emisionin investigativ “Fiks Fare”, që bënte fjalë për një shtetas që ankohej se është keqtrajtuar nga efektivë të Komisariatit të Policisë Lushnjë, ju informojmë se:

Në lidhje me këtë rast, në datën 7 shtator 2022, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë i kanë marrë deklarim shtetasit që shfaqet në pamjet filmike. Gjithashtu, në kuadër të deklarimit të personit, janë kryer të gjitha veprimet procedurale për shoqërimin dhe intervistimin e palëve të përfshira në këtë çështje. Shtetasit janë proceduar penalisht dhe ndiqen në kuadër të një procedimi penal të regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor. Të gjitha veprimet e para  procedurale janë kryer nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë.

Përsa i përket komunikimit të shefit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë me qytetarin nga Durrësi, që ka denoncuar rastin, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësit të Policisë, shtetasit A. K., me detyrë shef i Krimeve i Komisariatit të Policisë Lushnjë,  deri në përfundim të hetimeve.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale, për nisjen e hetimit disiplinor për punonjësin e Policisë, me detyrë shef i Krimeve i Komisariatit të Policisë Lushnjë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit siguron qytetarët se është i vendosur për të ndëshkuar çdo abuzim me detyrën, sjelje të pahijshme apo tejkalim të kompetencave të punonjësve të Policisë dhe në këtë kuadër inkurajon qytetarët dhe median që të denoncojnë çdo rast, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve dhe si e tillë duhet të jetë garante e zbatimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME