Categories Lajme

I sekuestrohen pasuritë, kush është “Juli i Pashakos”, rivali i Aldo Bares

37-vjeçarit Julian Sulo i janë sekuestruar sot mbi 70 mijë euro dhe një makinë luksoze që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal. Sulo nuk është person i panjohur për policinë. Ai njihet në Lushnjë edhe si “Juli i Pashakos”.

Ai ka qenë një nga personat e shoqëruar si të dyshuar për masakrën në Lushnjë, ku u ekzekutuan Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, miq të Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares. Sula u vetëdorëzua në polici pas vrasjes së dy të rinjve por u lirua më pas për mungesë provash.

“Juli i Pashakos” është i përfshirë edhe në një tjetër ngjarje më 11 qershor 2016 kur u plagos pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër në një pikë bastesh, në lagjen “Skënder Libohova”. Lokali në fjalë ishte në pronësi të Arjan Aliços, i njohur ndryshe si “Arti i Braçes” një 53-vjeçar, i dënuar më parë për vrasje dhe që njihet si një nga ushtarët e Aldo Bares. 37 vjeçari u qëllua me thikë rreth 20 herë dhe me leva aq sa u la si i vdekur buzë rruge dhe u shpëtua nga një kalimtar i rastit.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë ka vendosur sekuestrimin e dy pasurive të Sulos, konkretisht sekuestrimin e shumës monetare prej 70 060 (shtatëdhjetëmijë e gjashtëdhjetë) Euro (të depozituara në ruajtje në Bankën *) si dhe Sekuestrimin e pasurisë së luajtshme automjet tip “Porsche Cayanne” me targa AA * *T. Prokuroria po kryen hetime për Sulon dhe pasuritë në emër të të afërmve të tij, pasi dyshohet se pasurinë e ka vënë përmes aktiviteteve të paligjshme/ Abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME