Categories Lajme

“I thashë Bardha mos ik, më mbeti peng që…”- Rrëfimi me lot në sy i motrës për gruan që u hodh nga pallati: E mori çuni me zor, djali i vogël kishte rrahur babanë. I tha ‘boll më se s’po të durojmë dot’

Motra e Fatbardha Likrama e cila dje u hodh nga pallati ku jetonte duke gjetur vdekjen e menjëhershme, ka treguar se viktima nuk vuante nga depresioni siç ka pretenduar policia në deklaratën zyrtare teksa njoftonte ngjarjen e rëndë.

Duke folur për mediat me lot në sy, Flutura Kalemaj, ka treguar se çfarë ndodhi ditën kur ajo i shkoi në shtëpi pasi kishte vendosur të mos duronte më dhunën, si dhe largimin nga frika se mos rrezikonte dhe familjen e të motrës.

Flutura ka rrëfyer se i ka mbetur peng që nuk e mbajti me zor të motrën në shtëpinë e saj e të mos kthehej tek banesa e burrit, ku dhe i dha fund jetës.

Ditën e fundit, Fatbardha mësohet se është marrë me forcë nga i biri.

Ndërsa para se të vdiste, ajo i ka treguar se djali i saj i vogël, dy javë më parë, e ka rrahur babanë dhe i kërkuar të mos vazhdonte më me dhunë ndaj nënës së tij.

Rrëfimi i motrës:

Atë natë ndenji te mua të nesërmen pasdite të martën vajti te shtëpia. I thashë mos ik Bardha ka motra rroba plot, ia nxora çantën ia bëra gati. Ka motra bukë mos merr asgjë.

Erdhi e mori çuni me dhunë, është policia dëshmitare, lajmëruam policinë. Ishte bërë si qen i tërbuar. “Dua mamin tha pse e mbani mamin tim me zor”.

Mami është me urdhër mbrojtje thash e unë do mbroj motrën time.

Thuaj të vijë tha.

Doli burri im pastaj i thashë nuk ke punë me motrën time se boll ka ngrënë dru ajo, le që na kërcënoi të dy me vrasje, djali.

Po nga frika e shkreta tha lërë se unë do iki. E kapi nga krahu e mori në shtëpi djali.

Pastaj komshinjtë thanë o Drita, thanë Bardha, i thashë ca ka bërë Bardha ime? Mos tha burri im në ballkon.

Para dy javësh më tha motra i vogli që është i sëmurë e kishte rrahur çuni të atin e bëri copa me shqelma me grushte. I tha boll se s’po të durojmë dot më.

Policia nuk e mbrojti motrën time. Pse lini kriminelin jashtë i thashë, motra ime rri atje në morg thashë.

Motra ime nuk vuante nga depresioni. Kjo që ndodhi duhet dënimi me vdekje për këtë se mori motra ime ekstremin. Më ka mbet peng pse se mbajta me zor, me dhunë motrën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Masat/ Protesta e opozitës, policia e përgatitur për çdo skenar, 1300 efektivë në terren

Protesta e thirrur në orën 18:00 nga Opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME