Lajme

Ilaçet e gripit të papërballueshme, farmacistja: Recetat më të shtrenjta shkojnë deri 50 mijë lekë

Një recetë për komplikacione të renda kundër gripit, shkon deri në 5 mijë lekë të rinj. Por pavarësisht se çmim i medikamenteve nuk ka ndryshuar, qytetarët thonë se nuk i përballojnë e përveç kësaj, ankohen edhe për cilësinë e medikamenteve.

Për qytetarët shqiptarë, çmimi i medikamenteve  për tu kuruar nga gripi apo virozat, është i papërballueshëm. “Kam marrë gruaja dhe unë. Shumë të shtrenjta. Jashtë i marr më lirë.”“45 mijë lekë për 5 ditë, pastaj nuk pi më ujë. Janë shtrenjtë.”

Veç çmimit, ata ankohen edhe për cilësinë.“Erdha para një jave u përsërit prapa, ilaçet janë skandal.” “Mirë do të ishte jashtë se këtu janë të skaduara.” Farmacistja Muazeze Maçi thotë se çmimet nuk kanë ndryshuar dhe se  receta më e shtrenjtë shkojnë deri në 5 mijë lekë të rinj.

“Recetat më të shtrenjta shkojnë deri 50 mijë lekë të vjetra. Nëse ka probleme më shumë varet si ta shohë mjeku.” Sipas saj gjithmonë e më pak mjekët po japin antibiotikë në receta.“Mund të ketë injeksione, shurup, disa vitamina dhe antibiotikë vetëm kur ka komplikacione.”Në ditët e para të janarit  vihet re një  shtimi lehtë i qytetarëve që paraqiten në farmaci për të blerë antigrip.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close