Categories Turizëm

Kumbaro: 7.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë në 2022

7,5 milionë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë përgjatë vitit 2022. Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro. Ajo thekson se “viti 2022, nuk ishte vetëm viti me numrin më të lartë të turistëve gjatë sezonit veror, por me një fluks edhe në muajt e dimrit, shenjë e mirë drejt turizmit gjithëvjetor”.

Sipas saj, vizitorët e huaj që i besuan Shqipërisë pushimet e tyre, ishin 1,9 milionë më shumë se viti 2021 dhe 18% më shumë se viti 2019 që deri tani mbante rekordin. Ministrja vuri në dukje se krahas fluksit në rritje të vizitorëve, interesante ishin të dhëna edhe për sa i takon gjeografisë apo shteteve nga erdhën turistët.

“85% më shumë vizitorë nga Anglia; 3,7 herë më shumë vizitorë nga Spanja; 2 herë më shumë vizitorë nga Sllovenia; 3 herë më shumë vizitorë nga Holanda; 84% më shumë vizitorë nga Turqia; 2 herë më shumë nga vendet nordike; e sigurisht mysafirët nga Kosova që janë shtylla jonë më e fortë e kemi detyrimin më të madh për t’u ofruar cilësinë maksimale në shërbim”, u shpreh Kumbaro.

Ministrja u shpreh se, të njëjtën tendencë treguan edhe hyrjet nga Ballkani, që nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, por edhe mbi 50% rritje kanë pasur flukset nga Rumania, Kroacia apo Bullgaria. “Mirënjohje pafund të gjithë sektorit të turizmit dhe mëngët përveshur për këtë vit të ri”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

”The Washington Post” rendit Tiranën dhe Dhërmiun mes 12 destinacioneve më të bukura për t’u vizituar në vitin 2024

Media e njohur amerikane “The Washington Post” ka renditur Tiranën dhe Dhërmiun mes 12 destinacioneve…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Ndryshon taksimi i hoteleve! Qeveria do të përcaktojë një nivel shfrytëzimi të dhomave

Ligji për turizmin është dorëzuar në Kuvend ndërsa këshilli i ministrave ka propozuar edhe vendosjen…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

“Wasza Turystyka”: Shqipëria tërheq gjithnjë e më shumë interesin e turistëve

Vitin e kaluar, destinacionet më të shpeshta në motorët e kërkimit në internet kishin të…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

“The Sun”, prestigjozja britanike lartëson bregdetin e Vlorës, “A jeni gati të zbuloni një përvojë të re mesdhetare?”

E përditshmja prestigjioze britanike “The Sun” renditi Shqipërinë në një editorial si destinacionin nr.1 të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Deklaratë: Unioni Turistik i Vlorës qëndron krahë banorëve të Vlorës dhe përkrahë zhvillimin e rajonit

Deklaratë për shtyp: Unioni Turistik i Vlorës është në krahë të banorëve Akërnisë dhe Vlorës…

LEXO ME SHUME