Categories Lajme

Ishte në gjendje kritike, kompozitori i njohur Limoz Dizdari del nga intubimi

Pas disa ditësh i shtruar në  spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, ka dalë nga intubimi kompozitori i njohur, Limoz Dizdari.  Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu mëngjesin e sotëm  ka vizituar kompozitorin e njohur, Limoz Dizdari. Manastirliu ka vlerësuar punë fantastike të mjekëve të cilët kanë kryer një ndërhyrje të vështirë.

“Jam shumë e emocionuar, sinqerisht keni bërë një punë fantastike. Bravo. Keni vënë edhe muzikën e vetë. Mjeshtri Dizdari tashmë është mirë. Jemi rikthyer ashtu të fortë, si dikur. Jam falenderuese, isha e bindur që do t’ja dilnit, falë përkushtimit tuaj, falë profesionalizmit tuaj, patjetër edhe vullnetit të Limozit që nuk i mungon, për t’ja dalë”, ishte vlerësimi i Manastirliu.

Ndërkohë mjekët e spitalit “Shefqet Ndroqi” kanë shpjeguar se ndërhyrja ka qenë delikate dhe e kryer ne kushtet e intubimit, ku i janë vendosur 4 stenda kompozitorit të njohur.

“Është bërë një punë fantastike. 4 stenda i vendosën. Dy javë i intubuar dhe gjitha asistimet janë bërë në kushtet e një pacienti të intubuar gjatë gjithë kohës, me hemodinamikë, i janë vendosur 4 stendat. Pasi problematikat ishin jo vetëm pulmonare, goxha të rënda, me një pneumoni të rëndë por edhe me një insuficiencë kardiake, që u desh të stabilizohej falë punës së zgjithë stafit. Ja hapëm si arterie, i vendosëm 4 stenda dhe për fat për dy ditë reagoi mirë”, shpjeguan mjekët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME