Categories Lajme

ITALI – Certifikata shëndetësore COVID-19 e detyrueshme për sektorin publik dhe privat të punës

Këshilli i Ministrave i dha njëzëri dritën jeshile dekretit të ri ligjor për zgjerimin dhe detyrimin e certifikatës shëndetësore “Green Pass” për të gjitha vendet e punës, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.

“Risia është se bëhet fjalë për një strategji universale, ne do të prekim të gjithë botën e punës publike dhe private, pra, një grup prej 23 milionë punonjësish”, tha ministri Renato Brunetta, në një konferencë për shtyp, pas miratimit të dekretit.

“Detyrimi i paraqitjes së një certifikate shëndetësore për hyrjen në vendin e punës është i vlefshëm për të gjithë punonjësit privatë, prandaj përfshihen të vetëpunësuarit dhe familjarët bashkëpunëtorë”, shpjeguan burime pranë qeverisë.

Ndër risitë, pezullimi nga puna dhe, për këtë arsye, nga paga, pas pesë ditësh qasje pa certifikatë. Detyrimi i paraqitjes së certifikatës shtrihet edhe për ata që punojnë në shoqata vullnetare.

“Testet e antigjenit do të jenë falas vetëm për përjashtimet e parashikuara nga qarkorja e Ministrisë së Shëndetësisë”, tha ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, në një konferencë për shtyp.

Të shëruarit nga COVID-19 nuk do të duhet të presin 15 ditë nga doza e parë e vaksinës antiCovid për të marrë certifikatën e vaksinimit, por do ta marrin atë menjëherë pas administrimit të dozës së parë.

Zgjerimi i “Green Pass” pritet të fillojë nga 15 tetori, për të gjithë punonjësit publikë dhe privatë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME