Categories Lajme

Kryemadhi: Koha që të mbahen premtimet për qytetarët

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në fjalën e saj në Kuvend, ku po diskutohet mbi programin e qeverisë Rama 3, u shpreh se, “ka ardhur koha që të mos bëhet politikë në televizion, por të mbahen premtimet për qytetarët”.

“Sot ne jemi në diskutimin përsa i përket programit të qeverisë. Nuk mund të them që hezitova dhe isha skeptike për ta lexuar sepse isha e bindur që ky program do të ishte një përsëritje e programeve të kaluara qoftë atij të 2013 apo atij të 2017.

Dhe normale që koshienca njerëzore, skepticizmi, ndjenja të së kaluarës mund të më lejonin që ta ndaloja dhe mos të vazhdoja ta lexoja por për hir të së vërtetës detyrimi ndaj 110 mijë votuesve të LSI dhe të shumë e shumë të tjerëve, votat e pavlefshme të të cilaëve kanë qenë në kutitë e 25 prillit më çuan që në këtë sallë të bëj diferencën midis asaj që tregohet në sytë e qytetarëve shqiptarë dhe midis asaj që ndodh vërtetë pas kuintave”, u shpreh ajo.

“A duan shqiptarët sot një fasadë të lyer bojë që nuk është tharë akoma dhe që brenda saj është e rrënuar dhe pritet të rrëzohet nga dita në ditë apo nga minuti në minutë, apo duan një shtëpi me themel të fortë që të përballojë sfidat e së ardhmes që të kenë mundësi të rrisin fëmijët e tyre dhe ndërtojnë familjen e tyre në Shqipëri. Jam e bindur që duan këtë të dytën.

A do të duam një Shqipëri ku vendi i punës i cili është i pamundur apo do duam që në Shqipëri vendi i punës të jetë meritokraci. Apo do të duam që t’i japim shqiptarëve vendin e punës nëpërmjet patronazhistit”, theksoi Kryemadhi.

“A do të duam një Shqipëri ku qeveria rrit taksat, nuk mendon për pensionistët, nuk mendon për pagat e mësuesve, fyen mjekët dhe infermierët apo do duam një qeveri e cila ul taksat, I rrit pensionet dhe iu shërben mësuesve dhe edukatorëve të brezit të ri.

Por respekton dhe i bën dinjitozë mjekët dhe infermierët në spitalet tona. A do duam një Shqipëri ku të rinjtë largohen nga vendi ynë për të gjetur mundësi më të mira jashtë vendit, apo do duam një Shqipëri ku të rinjtë gjejnë një punë të mirëpaguar. A do duam një Shqipëri ku politikanët bëjnë politikë dhe bëjnë sikur zihen më njëri tjetrin dhe më pas i kthejnë krahët votuesve të tyre. Apo do duam një Shqipëri ku politika zgjidh problemet e shqiptarëve dhe mendon për ta”, u shpreh Kryemadhi.

“Zgjedhjet që kaluam na përballën me të pamundurën. Gratë në jetën dhe familjen e shqiptarve janë shtylla kurrizore e Shqipërisë. Ato janë ato që i bëjnë shtëpitë dhe familjet tona të mbijetojnë dhe të përparojnë.

Gratë janë ato që sjellin dashurinë dhe lumturinë në jetën e kujtdo dhe kjo është arsyeja që unë luftoj për to sepse ato meritojnë më shumë, jo thjesht kukulla por luftëtare, jo anonime por një grua që ndërton një themel të fortë të zhvillimit të vendit tonë.

Sepse grate kanë mundësi të ngrihen për të luftuar për fëmijët e tyre, sepse ndoshta akoma tranzicioni politik nuk i ka lënë hapësirë demokracisë së vërtetë, asaj së cilës ne i kemi besuar disa dekada më parë”, u shpreh Kryemadhi.

“Akoma nuk shikoj as në programin e qeverisë as në fjalën e Kryeministrit 300 mijë vendet e punës, por shikoj të rinj që ikin, shëndetësinë falas, vaksinat thuhet falas, por shqiptarët për Covid-19 kanë paguar mbi 150 milionë euro nga xhepi i tyre që po të investoheshin do të ishte mundësia për punësim të fëmijëve të tyre.

E di që shqiptarët janë lodhur nga retorikat politike edhe nga gabimet tona por nuk duhet të tërhiqemi nga aspiratat për ta bërë ‘Shqipërinë Shtëpinë e Shqiptarëve’. Sepse të rinjtë tanë meritojnë më shumë, meritojnë të jetojnë si europianë në Shqipëri”, tha ajo. ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Iu bë atentat me armë zjarri teksa po pinte kafe, ndërron jetë 44-vjeçari shqiptar në Bruksel (EMRI)

44-vjeçari shqiptar, i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e së dielës, 28 prill,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U mbyt bashkë me nënën në lumin Buna, gjendet trupi i fëmijës së dytë

Gjendet trupi i fëmijës së dytë, i mbytur në lumin Buna. Dyshohet se nëna bashkë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, Tentoi të fuste në Shqipëri, 30 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 44-vjeçari

PKK Port, Vlorë, Tentoi të fuste në Shqipëri, 30 000 euro, pa i deklaruar, procedohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alma Arrazi, pasi piu kafe me kunatën, mori dy vajzat e djalin dhe u hodh nga ura e Bunës! Kërkimet për gjetjen e trupave kanë vazhduar edhe gjatë natës

Mbrëmjen e 3 majit, Ergys Arrazi ka shkuar në policinë e Shkodrës dhe ka dëshmuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Për këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike edhe…

LEXO ME SHUME