Categories Lajme

Itali, qeveria do t’u paguajë taksinë të dehurve që dalin nga klubet e natës

Një projekt eksperimental që lidhet me sigurinë rrugore do të nis ëzbatimin në Itali, dhe parashikon që Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit t’i paguajë taksinë personave të dehur që dalin nga diskot dhe klubet e natës.

Eksperimenti do të nisë me 6 klube nate, të shpërndara në disa rajone të vendit dhe do të vijojë për periudhën nga gushti deri në mes të shtatorit.

Ministri Matteo Salvini nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me shoqatat përfaqësuese të argëtimit gjatë natës duke pranuar që të financojnë për sigurinë e jetës së qytetarëve.

Ministria do të paguajë për ata që pas daljes nga disko, duke iu nënshtruar testit të alkoolit, kalojnë kufirin e caktuar për drejtimin e automjetit. Nisma për taksi falas për të shkuar në shtëpi në fund të mbrëmjes, në këtë rast eliminon ngarjen e makinës në gjendje të dehur dhe ul riskun për aksidente.

Vendet e argëtimit do të jenë ato që do të japin kuponin, pas një marrëveshjeje me taksistin lokal ose kompanitë e shërbimit taksi. Në fund të eksperimentit, do të jetë e mundur të vlerësohet efektiviteti i projektit dhe ndoshta të studiohet fizibiliteti i tij kur të jetë plotësisht funksional.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME