Categories Lajme

Italia dekret për azilkërkuesit shqiptarë, fati i tyre “vuloset” brenda 4 muajve

Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio paraqiti të premten një dekret të ri në lidhje me azilkërkuesit, i cili tha se do të shkurtojë kohën e nevojshme për të marrë një vendim nëse një emigrant duhet të riatdhesohet.Nëse deri tani azilkërkuesit mund të qëndronin në Itali 2 vjet, deri sa të vendosej më pas për ta, tashmë kjo kohë do të shkurtohet në vetëm 4 muaj.

Qeveria italiane përshpejton afatin e procedurave për riatdhesimin e emigrantëve.

Ministri i Jashtëm dhe kreu i Lëvizjes 5 Yjet, Luigi Di Maio,  njoftoi të premten nënshtrimin e dekretit ndërministror mes Ministrisë së Jashtme dhe asaj të Brendshme për emigrantët.

“Ky është vetëm hapi i parë i planit tonë të sigurt të riatdhesimit”,  tha ai, duke përsëritur se masa “do të sjellë riatdhesimet në 13 vende brenda katër muajve nga dy vjet që ka qenë”.

13 vendet e listuara në programin e riatdhesimit janë Algjeria, Maroku, Tunizia, Shqipëria, Bosnja, Kepi i Gjelbër, Gana, Kosova, Maqedonia Veriore, Mali i Zi, Senegali, Serbia dhe Ukraina.

Conte: “Përshpejtimi i riatdhesimit është një pikë e madhe kthese” – Kryeministri Giuseppe Conte është i kënaqur me dekretin: “Ministri Di Maio e kishte parashikuar këtë iniciativë, mbi të cilën qeveria kishte punuar për ca kohë.Është një hap i shkëlqyeshëm përpara sepse do të na lejojë të ndërhyjmë në një temë në të cilën ne gjithmonë kemi qenë në defiçit në Itali. Do të jetë një pikë kthese e madhe për të shpejtuar riatdhesimet “.

 Di Maio: “Ne i përshpejtojmë procedurat” – Ministri i Jashtëm shpjegoi se “7,000 emigrantë të mbërritur gjatë këtij viti në Itali i përkasin këtyre vendeve. Për shumë nga këta njerëz duhet të presim dy vjet. Tani, për më shumë se një të tretën e emigrantëve përshpejtojmë procedurat “.

“Fondi i riatdhesimit mund të arrijë 50 milion euro” – “Fondi i riatdhesimit, i cili mund të arrijë deri në 50 milion euro, duhet të implementohet. Sot është në shifra të papërfillshme, 2-4 milion euro”, tha ministri i Jashtëm , duke shtuar se “nuk është fondi për të paguar kostot e riatdhesimit, por fondi që na lejon të zbatojmë marrëveshjet përmes projekteve të bashkëpunimit të zhvillimit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME