Categories Lajme

Zvicër, makina e shqiptarit për.plaset “kokë më kokë” me një tjetër

Një 20-vjeçar nga Kosova është aksidentuar mbrëmjen e të shtunës në Dietikon të Zvicrës. Makina tip “BMW” që drejtohej prej tij u përplas kokë më kokë me një mjet tip “Ford” që udhëtonte në drejtim të kundërt. Për pasojë mbetën të plagosur rëndë drejtuesja e mjetit “Ford”, një grua 42 vjeçare së bashku me vajzën e saj 4 vjeçe. E mitura u transportua me helikopter në spital, ndërsa gruaja me autoambulancë. Për nxjerrjen e saj nga makina u desh ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse. Ndërkohë i riu nga Kosova së bashku me shokun e tij që ishte pasagjer në mjet, një 19-vjeçar zviceran, kanë marrë lëndime të lehta. Mëgjithatë ata u paraqitën në spital për kontroll. Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME