Categories Lajme

“Jam kryetari i bashkisë së Vlorës, me duhen 35”- SMS-ja që i dërguan “zyrtarët e lartë” biznesmenit për t’i marrë mijëra euro! si u zbuluan mashtruesit

Policia ka zbërthyer skemën e mashtrimit të një grupi prej 4 personash, që drejtohej nga Florian Gjergji, të cilët hiqen si zyrtarë të lartë për t’i marrë shuma të konsiderueshme parash biznesmenëve.

Ata kanë tentuar të mashtrojnë një sipërmarrës në fushën imobilare, duke i dërguar mesazh në aplikacionin e komunikimi online: “Si je! Jam kryetari i bashkisë së Vlorës, me duhen 35”.

Por biznesmeni nuk e ka ngënë karremin dhe ka njoftuar policinë e Tiranës, e cila arrestoi në flagrancë 3 personat që u paraqitën të merrnin paratë.

Në pranga kanë rënë 34-vjeçari Afrim Radici, 41-vjeçari Gezim Çelanji dhe 22-vjeçari Qazim Vata.

Ndërsa është shpallur në kërkim 40-vjeçari Florian Gjergji, i dyshuar si organizator i kësaj skeme mashtrimi.

“Këta shtetas kanë tentuar të mashtrojnë një shtetas (biznesmen), për të përfituar shumën 35 000 euro, duke u prezantuar si zyrtarë të lartë të institucioneve, me emra të ndryshëm”, raportoi policia.

Ndërkohë kjo skemë është përdorur gjatë muajve të fundit edhe ndaj disa biznesmenëve të tjerë që kanë rënë pre e kësaj kurthit duke dhënë paratë e kërkuara nga “zyrtarë të larte”, ndërsa disa të tjerë kanë bërë kallëzim menjëherë në polici duke identifikuar dhe kapur autorët./Panorama

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka…

LEXO ME SHUME