Categories Lajme

“Ka pamje të vrasësit”- Eksperti i kriminalistikës: Gabimet e ekzekutorit të Nikulaj

Eksperti i kriminalistikës Fatjon Softa, ka analizuar në Euronews Albania, gabimet e mundshme që mund të çojnë në identifikimin e vrasësit të biznesmenit Ardian Nikulaj.

Softa theksoi se për herë të parë në një vrasje mafioze ne kemi pamje reale të vrasësit, ku mund të shihen përmasat e tij trupore dhe mënyra si ecën.

Në një moment gjatë largimit me skuter dhe më pas me mjetin “Defender”, kamerat e sigurisë kanë kapur gjithashtu dhe fytyrën e vrasësit.

Softa tha se nëse provat nga vendi i ngjarjes janë marrë siç duhet atëherë mund të bëhet dhe identifikimi i ekzekutorit.“Është hera e parë që në shumë atentate apo vrasje të këtij niveli që një vrasës shfaqet fizikisht. Kjo është një shfaqje e parë, pasi në rastet e tjera ka qenë goditje nga makina, largim nga vendi ngjarjes duke lënë vetëm gëzhojat. Ne këtu kemi një pamje, kemi dimensioned e trupit, mënyrën e exjes, kemi mungeën e dorezës dhe prekjen e dorezës së portës. Nëse grupi hetimor ka marrë të gjitha provat në mënyrë profesionale, patetër që autori mund të gjendet. Po u gjet autri mund të shkojmë dhe më pas tek porositësit. Kjo ka qenë një vrasje e organizuar ku është përfshirë më shumë se një person”, tha Softa.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME