Categories Lajme

Kandidates për zv.presidente në SHBA i nxjerrin aferën…

Kamala Harris u nominua për zv.presidente të SHBA-së, nga kandidati demokrat për president, Joe Biden. Harris është një politikane e fuqishme dhe pretendonte te kandidonte vetë për presidente, por tashmë do të kënaqet edhe me rolin e zëvendëses, me shpresën se në të ardhmen do të kandidojë pikërisht për postin më të lartë politik në SHBA.

Por, e kaluara e saj jo gjithmonë ka qenë kaq e lavdishme. Mediat kanë risjellë një histori të sikletshme të saj, duke aluduar se ajo është ngritur deri këtu, falë aferës me politikanin e fuqishëm Willie Brown.

Gjithçka nisi në vitin 1993. Brown atëhere ishte 60 vjeç dhe ishte kryebashkiaku i parë me ngjyrë. Ai drejtonte San Franciskon. Por, ai kishte edhe një passion tjetër: femrat. Edhe pse ishte i martuar, Brown përfiltej për të dashurat e tij. Dhe një prej tyre ishte pikërisht Kamala Harris, atëhere vetëm 29 vjeç.

Në ato kohë flitej se Brown do të linte të shoqen, për t’u martuar me Harris. Gjë që në fakt nuk ndodhi. Marrëdhënia e tyre zgjati disa vite, dhe secili më pas shikoi punën e vet. Harris u martua me bashkëshortin që ka edhe sot, por ajo u kthye në një nga prokuroret më të fuqishme, dhe tashmë edhe politikane e rëndësishme, sipas mediave, falë edhe ndikimit dhe lobimit të Brown.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME