Categories Lajme

Karaburun, Pas gati 12 orësh kërkime, gjejnë afër një shpelle në Karaburun, një turiste italiane, e bllokuar afër një shpelle

Karaburun, Shërbimet e Policisë, pas gati 12 orësh kërkime, gjejnë afër një shpelle në Karaburun, një turiste italiane që kishte mbetur aty, pasi e kishte të pamundur lëvizjen për shkak se i kishin mbaruar uji dhe ushqimi.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, menjëherë pas njoftimit nga një shtetas italian, se një shtetase italiane me të cilën ai po eksploronte zonën e Karaburunit, prej 3 ditësh, kishte mbetur afër një shpelle në këtë zonë pasi e kishte të pamundur lëvizjen për shkak të mungesës së ushqimit dhe ujit, kanë shkuar në këtë zonë, bashkë me shërbimet e repartit “Delta”.

Pas gati 12 orësh kërkime, bashkë me disa specialistë të zonave të mbrojtura dhe pjesëtarë të guidave turistike që njihnin zonën, në bazë të orientimit me hartë, nga turisti italian, është bërë e mundur gjetja e shtetases italiane, në afërsi të vendit të quajtur “Qafa e Petrunës”.

Turistja italiane mori ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikur për jetën. Ata kanë falënderuar punonjësit e Policisë që u shkuan në ndihmë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka…

LEXO ME SHUME