Categories Lajme

Kemi hyrë në Maj…

Kemi hyrë në Maj…

Kemi hyrë në Maj, në më të bukurin muaj klimaterik. Në muajin e luleve, të zogjëve, të diellit. Në muajin e freskisë kohore, shpirtërore dhe mendore. Pra kemi hyrë në muajin që edhe zoti e ka bekuar me gjallërinë stinore dhe mirëpret këdo që di të hyjë në të lumnueshmin Maj, plot shpresë dhe dashuri…
Por duket që këtë herë kemi hyrë ndryshe, si asnjë herë më parë, të mpirë e të traumatizuar nga lodhja dhe të lodhur nga ndënjja. Kemi hyrë nga dalja e një lufte në boshëtirë pa bambume dhe strategji ushtrish por me tamtume dhe idiotësi partish ! Të karikuar nga paqja populiste e frikës gjer në limitin e frikëshëm politik të luftës, të një lufte debatesh, konfliktesh, përplasjesh, dyzime idesh, qëllimesh dhe njerëzish.
I kemi hyrë këtij Maji, siç dimë të hyjmë ne shqiptarët rrokullimshmi, ku rrafsha mos u vrafsha, gjysma në karantinë dhe gjysma jashtë saj, gjysma nëpër shtëpira dhe gjysma nëpër sheshe, ca në këto sheshe për relaks dhe ca në po këto sheshe për protestë. Ca që kërkojnë bukën, punën, ekonominë dhe ca që kërkojnë karriget, pushtetin, qeverinë. Të ndarë në çdo sektor çuditshëm, në dysh ! Në dysh në familje, në dysh në arsim po kaq të ndarë në sport. Copa në biznes, copë copë në politike e drejtësi dhe akoma më keq në art tek artistët, aktorët, mediat, OJF-të apo OJQ-të.
Ja pra kështu i kemi hyrë këtij Maji, më të bukurit muaj klimaterik.
Këtij muaji të luleve, zogjëve dhe diellit, të bekuar mrekullisht nga zoti me gjallërinë stinore dhe që ndoshta mrekullisht ndikon edhe në freskinë tonë shpirtërore, mendore dhe trunore ! Nga Genc Demiraj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME