Categories Lajme

Kërkesa që i bëri qeverisë biznesmeni 37-vjeçar disa javë para se të shuhej nga koronavirusi (VIDEO)

Lorent Kreka është biznesmeni 37-vjeçar nga Korça që ndërroi jetë nga koronavirusi ndonëse nuk kishte asnjë sëmundje bashkëshoqëruese. Në fillimet e pandemisë, kur qeveria i caktoi rregullat në bazë të zonave që i cilësonte të gjelbra dhe të kuqe, Lorenti shprehej se mendonte që ishin jashtë rrezikut dhe e mbante hapur lokalin e tij tek pazari i tij. I intervistuar nga Fax News, Lorenti thoshte se vendimet e papritura të qeverisë i dukeshin si lojë “ping pong”, ndaj i bënte thirrje që të ishin më të qartë.

“Ne nuk kemi informacion që qeveria ka dhënë urdhër për mbyllje të aktivitetit. Si zonë e gjelbër mendoj se jemi jashtë rrezikut dhe vazhdojmë aktivitetin rregullisht. Ne zonë e gjelbër, këta na vijnë papritur, njëherë hape njëherë mbylle sikur lozin ping pong. Nuk di çfarë të them. I bëj thirrje qeverisë që të jetë më e qartë, kjo është përgjigjja jonë”, tha Lorent Kreka. Vetëm disa muaj pas kësaj deklarate, u infektua me virusin Sars-Cov-2 dhe u dërgua me urgjencë në Tiranë, ku ndërroi jetë nga sëmundja.(A.M/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME