Categories Lajme

Kompania farmaceutike amerikane jep lajmin e madh: Vaksina është gati, e nxjerrim në treg pas zgjedhjeve në SHBA

Kompania farmaceutike amerikane Pfizer njoftoi të premten se në fund të nëntorit pret të paraqesë kërkesën pranë autoriteteve amerikane për përdorimin e vaksinës kundër Covid-19, për të cilën po punon së bashku me kompaninë gjermane BioTech.

Pfizer tha se mund njoftojë nëse vaksina do të jetë e sigurtë deri në fund të këtij muaji, bazuar në provat klinike me 40,000 persona, por shtoi se ka nevojë për të dhëna të sigurta të cilat nuk do të jenë në dispozicion deri në nëntor.

“Më lejoni të jem i qartë, duke supozuar se kemi të dhëna pozitive, Pfizer-i do të aplikojë për të kërkuar autorizim për përdorim urgjent të vaksinës në SHBA menjëherë pasi të arrihet niveli i sigurisë, në javën e tretë të nëntorit”, shkruante shefi Ekzekutiv i Pfizer-it Albert Bourla.

Presidenti Trump ka thënë në mënyrë të përsëritur se vaksina kundër COVID-19 do të ishte në dispozicion para zgjedhjeve, ndryshe nga pohimet e ekspertëve të shëndetësisë.

Ai madje ka akuzuar qarqe të caktuara, e sidomos CDC se po vonon qëllimisht nxjerrjen në qarkullim të vaksinës përmes miratimit të saj, për ta bërë këtë pas zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Mundësia e vonesave të mëtejshme në prodhimin e vaksinave u rrit pas pezullimit pak kohë më parë të provave klinike për dy vaksina rivale. Njoftimi i firmës Pfizer e bën praktikisht të pamundur prodhimin e një vaksine para zgjedhjeve të nëntorit.

Komentet e presidentit për nxjerrjen në treg të vaksinës kanë krijuar shqetësime se Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave, e ndodhur nën presion, mund të nxitojë dhe të mos kryejë procesin e duhur të kontrollit për dhënien e autorizimit për vaksinën.

Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë janë përpjekur të zbusin shqetësimet nga frika se shumë amerikanë mund të mos pranonin ta bënin atë. Në fillim të këtij muaji, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave u kërkoi zytarisht prodhuesve të vaksinave që të sigurojnë dy muaj të dhëna lidhur me sigurinë e vaksinës për gjysmën e pjesëmarrësve në prova klinike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME