Categories Lajme

Kërkoi masë më të butë sigurie, Gjykata e Posaçme refuzon kërkesën për Alma Kaçin

Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën për masë më të butë sigurie ndaj Alma Kaçit. 40-vjeçarja që u përfshi në skandalin seksual me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, po kërkoi ndryshim mase nga “arrest shtëpie” në detyrim paraqitjeje, por kërkesa e saj u refuzua nga gjyqtarja Flora Haradinaj. Ajo po hetohet nga SPAK për akuzën e korrupsionit aktiv ndërsa kërkoi hetim në gjendje të lirë.

Alma Kaçi dhe Safet Gjici u arrestuan më 24 qershor pasi akuzohen për korrupsion. Ky i fundit akuzohet për korrupsion pasiv pasi dyshohet se ka favorizuar Kaçin duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.

Vetë 40-vjeçarja ka pranuar se donte nga Gjici tenderin e qenve. Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin përpara se të flisnin në zyrën e shtetit për tender e favorizime dhe pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME