Categories Lajme

Këshilli i Stabilizim-Asocimit, Pollo publikon dokumentat: Nuk ka progres për negociatat me BE-në

Kryetari i Komisionit të Integrimit, Genc Pollo, reagoi lidhur me takimin e djeshëm të Këshillit të Stabilizim-Asocimit Shqipëri-BE.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Pollo shkruan se “Rama e Bushati nuk ndërtojnë dot më Fasadën e Potjemkinit. Edhe kjo deklaratë tregon se qeveria rilindiste po bëhet gjithnjë e më shumë pengesë për hapjen e negociatave të antarësimit.”

Postimi i plotë
Kush pretendon se dje në Bruksel, në Keshillin e Stabilizim Asocimit (KSA) qeveria Rama mori lavdërimin e rradhës nga Komisioni Europian do të ketë dëgjuar vetëm intervistat e Bushatit por nuk ka mundësi të ketë lexuar deklaratën e KSA ku pala europiane u kryesua nga Përfaqsuesja e Lartë Mogherini.
Ndërkohë që në mbledhjen para një viti, më 15 nëntor 2017, znj. Mogherini “mirëpriti hapa kundër krimit e korrupsionit e suksese kundër kanabisit” në vijim të mbledhjes së djeshme u tha se ” BE ritheksoi nevojën kritike për të arritur rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet dhe në luftën kundër krimit të organizuar veçanërisht kundër kultivimit e trafikimit të narkotikëve.
Kontrasti sipas Mogherinit duket qartë:
1-në 2017 mirëpresin hapat, në 2018 ritheksojnë nevojën kritike për rezultate të prekshme;
2-në 2017 flitet në përgjithësi për krim e korrupsion, në 2018 për korrupsion në të gjitha nivelet;
3-në 2017 flitet vetëm për kanabis, në 2018 flitet për “drugs” pra narkotikë të tërë llojeve përfshi kokainën.
Edhe në këtë lagje të Brukselit dashamirëse me ta Rama e Bushati nuk ndërtojnë dot më Fasadën e Potjemkinit. Edhe kjo deklaratë tregon se qeveria rilindiste po bëhet gjithnjë e më shumë pengesë për hapjen e negociatave të antarësimit.

2017
The EU also welcomed the further steps in the fight against corruption and organised crime, particularly the positive results achieved in the fight against cannabis cultivation.

2018
Accordingly, the EU reiterated the critical need ..to deliver further tangible results in the fight against corruption at all levels and in the fight against organised crime, in particular on the cultivation and trafficking of drugs.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME