Lajme

‘Kevin i vetëm në shtëpi’ drejt martesës

Macaulay Culkin dhe Brenda Song janë gati të hedhin hapin e madh. Sipas Revistës People ata janë fejuar dhe së shpejti do të martohen, Ky lajm vjen 9 muaj pas ardhjes në jetë të djalit të tyre Dakota. Ata të dy nuk kanë bërë asnjë njoftim zyrtar për fejesën, por Song u pa me një unazë diamanti gjatë daljes së saj të fundit në Beverly Hills.

Culkin dhe Song fillimisht ndezën thashethemet për romancë pasi u takuan në xhirimet e Changeland në Tajlandë dhe u panë bashkë në korrik të 2017-ës. Pasi i uroi mirëseardhjen Dakotës, Macaulay në një deklaratë të shkurtër tha për People: “Jemi shumë të lumtur”.

Çifti vazhdon ta mbajë private lidhjen. Brenda foli vetëm një herë për Culkin për ditëlindjen e tij të 40-të kur shkruante: “Unë mund të ulem këtu dhe të shkruaj pafund se sa i mrekullueshëm, i sjellshëm, i dashur, i vërtetë, besnik, i ndershëm, i shkëlqyer dhe gazmor ti je dhe sa mirënjohës jam që mund ta ndaj dhe ta bëj këtë jetë me ty”. Kjo do të jetë dasma e dytë e Culkin, ai ishte i martuar më parë me Rachel Miner, nga viti 1998 deri në 2002-shin.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close