Categories Lajme

Kjo qenka…! Drejtoresha e shkollës kafshon nxënësin autik se i prishi flokët

Një ngjarje në kufijtë e të pabesueshmes ka ndodhur në shkollën për fëmijë me aftësi të kufizuara të fqinjët tanë, konkretisht në Artë, Greqi. Sipas mediave greke mamaja e një nxënësi ka ngritur padi ndaj shkollës pasi akuzon drejtoreshën se i ka kafshuar djalin autik.

“Të martën e kaluar, kur shkova ta marr fëmijën tim nga shkolla, u habita kur pashë se ai kishte gërvishtje në pjesën e pasme të veshit të djathtë dhe në kyçet e dorës. E pyeta mësuesen e djalit tim se çfarë ndodhi, pasi fëmija im nuk kishte asnjë lëndim kur doli nga shtëpia jonë në mëngjes.

Mësuesja u përgjigj se lëndimet janë shkaktuar kur ajo bashkë me drejtoreshën po tentonin të largonin fëmijën nga drejtoresha, pasi ky i fundit e ka kapur prej flokësh. Habia ime vazhdoi kur mbërrita në shtëpinë tonë, ndërrova rrobat e djalit tim dhe shkova për ta larë, ku aty duke i hequr uniformën, i pashë një mavijosje të madhe në mes të këmbës dhe aty mund të shiheshin shenjat e dhëmbëve.

Kjo më bëri të kuptoj menjëherë se dikush e kishte kafshuar fort djalin tim. Djali im është një fëmijë autik dhe të flasësh me të për të shpjeguar atë që i ka ndodhur nuk është e lehtë. Më pas kontaktova një mësuese shkolle, duke e pyetur nëse dinte ndonjë gjë për incidentin.

Ajo u përgjigj se nuk dinte asgjë, por do të njoftonte drejtorin e shkollës që të më kontaktonte. Dhe vërtet, drejtoresha më kontaktoi menjëherë, ku më pranoi vetë, pa pasur kohë ta pyesja se më kishte kafshuar djalin, për ta hequr se po i tërhiqte flokët”, shkruan nëna e fëmijës.

Nëna e fëmijës tepër e shqetësuar kërkon që drejtoresha të marrë përgjegjësinë për atë që i ka ndodhur djalit të saj. Ngjarja ka ngjallur një zemërim të madh në publik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME