Categories Lajme

GJKKO shtyn hetimet për Dumanin dhe Talo Çelën

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk e pranoi kërkesën e SPAK për të marrë të pandehur Nuredin Dumanin dhe Talo Çelën, lidhur me vrasjet e ndodhura në Durrës, përgjatë vitit 2020. Lidhur me çështjen që po hetohen, gjyqtarja e SPAK ka vendosur që të kthejë pas dosjet e prokurorëve me pretendimin se hetimet nuk ishin të plota, duke i lënë 6 muaj kohë për të vazhduar me punën për të pandehurit.

Më herët, për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, si dhe për ekzekutimin e Anxhelo Avdias dhe Dorjan Shkozës, janë marrë të pandehur dhe po gjykohen shtetasit Altin Ndoci, Klevis Alla, Besjan Xhixha dhe Enver Diva.

Në bashkëpunim, thotë SPAK, dhe në drejtimin e Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit, këta persona kanë pasur dijeni dhe kanë ndihmuar në vrasjet e ndodhura në Durrës. Sipas dëshmisë së Allës, shkak i vrasjeve kanë qenë lekët e grabitura në Rinas në 9 Prill 2019.

Por kjo dosje është mbuluar së fundmi nga një hije misteri. Gazetarja Klodiana Lala raportoi disa ditë më parë se gjyqtarja Flora Hajredinaj kishte mbyllur dyert e gjyqit për gazetarët, duke ndërruar momentin e fundit sallën e gjyqit. Mesa duket arsyeja ka qenë shtyrja e hetimeve.

Talo Çela është një person me precedent të theksuar penalë dhe qëndron në krye të listës së shumëkërkuarve të Policisë së Shtetit. Ai akuzohet për disa vrasje të bujshme në vend, përfshirë edhe grabitjen e Rinasit. Ndërkohë që nag aana tjetër, edhe Dumani është personazh po aq “problematik”, por tashmë ka përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Arrestohet një 33-vjeçar për plagosje

Policia e Tiranës ka ndaluar dy persona të dyshuar për ngjarje të ndryshme kriminale me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur! Ja gjendja e 21-vjeçarit të plagosur

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur!…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë në kantier

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME