Categories Lajme

Kokaina nga Amerika Latine/ Del akti i ekspertimit për drogën që u gjet në banesën e ish-zyrtarit të PS-së

Del akti i ekspertimit për ngarkesat me pleh kimik të ardhur nga Kolumbia që u sekuestruan në banesën e ish-kryekomunarit të Frakullit Viktor Çervanaku.

Ndryshe nga verifikimet paraprake ku u përllogarit se bëhej fjalë për rreth 430 kg, ekspertiza ka treguar se bëhet fjalë për 485 kg kokainë.

Në operacionin e finalizuar disa muaj më parë të koduar “Konsistenca”, ranë në pranga 10 persona, mes të cilëve edhe ish-kryekomunari i Frakullës së Madhe Viktor Cervanaku dhe familjarët e tij, përfshirë vëllain, djalin dhe të fejuarën e këtij të fundit.

Policia shqiptare realizoi më 24 nëntor 2022 një operacion ku zbuloi kokainë në thasë brenda të cilëve kishte pleh kimik.

Laboratori i drogës ishte ngritur në fshatin Frakull të Fierit në banesën në pronësi të ish-kryetarit të Komunës Frakull e Madhe, Viktor Çervanaku.

Kokaina ishte vendosur brenda plehut kimik për bimë.

Në thasët me pleh kimik kamuflohej edhe transporti i kokainës, e cila vinte nga Amerika Latine.

Burimet thanë se plehu kimik ishte porositur nga kompania e regjistruar në emër të Zenel Çervenakut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME