Categories Lajme

Kompleksi u shemb nga tërmeti, ndërtuesi turk, arrestohet teksa largohej jashtë shtetit

Turqia ka arrestuar ndërtuesin Mehmet Yasar Coskun, ndërsa përpiqej të ikte jashtë vendit.

Sipas agjencisë turke të lajmeve Anadolu, ai kishte ndërtuar kompleksin e madh Ronesans Rezidans në Hatay, i cili u shemb plotësisht në tërmetin e së hënës.

Struktura masive, e përfunduar në vitin 2013, ishte 12 kate e lartë, kishte 250 apartamente dhe vlerësohej se kishte strehuar 1000 njerëz në kohën kur u shemb.

Sipas Hurriyet, biznesmeni u arrestua në aeroportin e Stambollit, ishte rrugës për në Mal të Zi dhe kishte para me vete në momentin e arrestimit.

Më herët ministri turk i Drejtësisë Bekir Bozdag, deklaroi se ka nisur hetimi ndaj ndërtuesve në rajonet e prekura nga tërmeti.
Në një konferencë për shtyp, ai shpreh kushdo që ka faj, apo që ka neglizhuar, do të dërgohet para drejtësisë dhe do të mbajë përgjegjësi.Më shumë se 22 mijë persona kanë humbur jetën, sipas shifrave të deritanishme, nga tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë të hënën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME