Categories Lajme

Kontrabandë në Portin e Durrësit, arrestohet shoferi i furgonit dhe pronari

Finalizohet operacioni policor i koduar “Customs”, goditet një tjetër rast i tentativës për të kontrabanduar në Shqipëri, mallra për cilat paguhet akcizë dhe mallra të tjera.

Vihen në pranga shoferi dhe pronari i furgonit të linjës Ankona-Durrës, në të cilin u gjetën mallrat e padeklaruara në hyrje të RSh-së.Sekuestrohen dhjetëra pako me kafe dhe mallra të tjera të ndryshme.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, në kuadër të masave të shtuara për sezonin turistik dhe të kontrolleve të bazuara në analizën e riskut, për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Customs”, si rezultat i të cilit u godit një rast i tentativës për të kontrabanduar mallra në Shqipëri.

Për këtë rast u arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

Florjan Goga 26 vjeç, banues në Dimal (drejtuesi i automjetit);

Agron Çela 60 vjeç, banues në Lushnjë (pronari i automjetit).

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port Durrës, në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me autoritetet doganore, në automjetin (furgonin) me drejtues shtetasin F. G. dhe pronar shtetasin A. Ç., gjetën dhe sekuestruan dhjetëra kuti me kafe dhe mallra të tjera, të cilat këta shtetas po tentonin t’i kontrabandonin në vendin tonë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME