Categories Lajme

Korçë, Transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, pranga dy personave

Policia e Korçës ka arrestuar një person dhe bashkëpunëtorin e tij, pasi u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Sipas policisë, në p ranga ka rënë një 35-vjeçar dhe një 24-vjeçar, pasi janë kapur duke transportuar shtetas të huaj.

Njoftimi i policisë: Qarku Korçë Vijon operacioni policor “Perimetri”. U kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas dhe bashkëpunëtori i dyshuar i tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve A. A., 24 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë dhe P. C., 35 vjeç, banues në Korçë.

Shërbimet e policisë rrugore, kanë kapur pranë fshatit Buqezë, Pogradec, shtetasin A. A., duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Benz”, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore dyshohet se edhe shtetasi P. C., është bashkëpunëtor i 24-vjeçarit në këtë veprimtari të paligjshme, pasi u konstatua me mjetin tip “Opel”, duke kryer mbikëqyrjen e rrugës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME