Categories Sport

Lojrat Olimpike drejt pezullimit, 10 mijë vullnetarë heqin dorë

Mbështetja e japonezëve për Lojërat Olimpike Verore në Tokio vazhdon të bjerë. Media japoneze njofton, se dhjetëra-mijëra vullnetarë anuluan pjesëmarrjen. Sipas informacioneve të televizionit japonez NHK rreth 10,000 nga 80,000 vullnetarë të planifikuar në vendet ku do të zhvillohen garat e anuluan pjesëmarrjen e tyre.

Komiteti organizues i Japonisë dyshon se arsyeja për këtë është frika dhe shqetësimi për ndonjë infektim të mundshëm me virusin korona dhe shtyrja për një vit e Lojërave Olimpike për shkak të pandemisë.

Për të ndihmuar për zhvillimin e Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike në Tokio ishin regjistruar rreth 110,000 të ashtuquajtur vullnetarë. Autoritetet e Tokios e zgjatën së fundmi gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të koronës deri rreth një muaj para datës së fillimit të lojërave. Sipas sondazheve pro zhvillimit të këtyre janë vetëm një pakicë në Japoni.

Organizatorët e Lojërave Olimpike në Japoni nuk mendojnë se anulimi i pjesëmarrjes nga ana e vullnetarëve do të shkaktojë ndonjë problem. Për shkak se tifozët e huaj janë të përjashtuar nga Lojërat Olimpike, nevoja për ndihmës është reduktuar dukshëm. Komiteti Olimpik Kombëtar i Japonisë dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar sigurojnë që lojërat do të jenë “të sigurta dhe të mbrojtura”.

Por përkundër gjithë përbetimeve dhe garancive dyshimet dhe shqetësimet vazhdojnë, edhe mes vullnetarëve, të cilët përbëjnë grupin më të madh të pjesëmarrësve.

Më pak se dy muaj para fillimit të lojërave ata nuk e dinë as nëse do të testohen për koronën, e lëre më të vaksinohen. “Lidhur me këtë nuk ka asnjë informacion në lidhje,” ankohet Barbara Holthus, nëndrejtore e Institutit Gjerman për Studime Japoneze në Tokio, e cila ishte regjistruar gjithashtu si vullnetare për Lojërat Olimpike./DW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME