Categories Teknologji

“Tik- Tok” e pëson keq, paditet nga prindërit

Fondacioni për kërkimin e tregut me bazë në Amsterdam të Holandës paditi sot platformën popullore të mediave sociale me video të shkurtra TikTok për “neglizhencë lidhur me ofrimin e sigurisë dhe privatësisë së fëmijëve”.

Fondacioni i Kërkimit të Informacionit të Tregut (SOMI) përmes një deklarate bëri të ditur se ka paraqitur një kërkesë prej 1.4 miliardë eurosh si dëmshpërblim, e cila u bë në emër të 64 mijë prindërve.

Fondacioni pretendon se TikTok nuk merr në mënyrën e duhur lejen për mbledhjen e të dhënave të përdoruesve fëmijë, duke shtuar se platforma e mediave sociale po bën shumë pak për të mbrojtur fëmijët. Për më tepër, SOMI pretendon se TikTok mbledh shumë më tepër të dhëna sesa është e nevojshme.

TikTok tani po përballet me një kërkesë për dëmshpërblim në një gjykatë të Amsterdamit për pretendimin e shkeljes së ligjeve të ndryshme të Bashkimit Evropian për mbrojtjen e të dhënave.

Një nga themeluesit e SOMI, Cor Ëijtvliet tha se shoqata dhe institucionet përkatëse të BE-së i kanë dërguar ankesa TikTok-ut, por nuk është arritur ndonjë rezultat thelbësor.

Duke folur për mediat lokale në Holandë, një zyrtar nga platforma e mediave sociale, tha se siguria e të dhënave personale është ndër prioritetet e saj.

TikTok-u u siguron prindërve qasje në llogaritë e fëmijëve të tyre në mënyrë që ata të mund të kontrollojnë llogaritë e fëmijëve të tyre nën moshën 16-vjeç, shtoi zyrtari. TikTok lejon vetëm fëmijët mbi moshën 13-vjeç të bëhen anëtarë të platformës me pëlqimin e prindërve të tyre.//AA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME