Categories Lajme

Kuçovë\Ishin duke bërë kafenë kur shpërtheu bombola, e moshuara që mbeti viktimë, ishte e paralizuar. Burri rëndë te Trauma

Të tjera detaje tragjike dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Kuçovë, ku banesa e një çifti të moshuar u shemb pas një shpërthimi me bombol gazi.

Fatkeqësisht humbi jetën 84-vjeçarja Alije Kosova, dhe është plagosur rëndë burri i saj 86-vjeçari Mustafa Kosova.

Çifti i moshuar ishte zgjuar si për çdo mëngjes dhe teksa bënte kafen, ka shpërthyer bombola dhe si pasojë e shpërthimit është rrëzuar thuajse e gjithë banesa. Ndërkohë, inertet e banesës kanë zënë poshtë çiftin e moshuar, ndërsa 84-vjeçarja mësohet se ishte e paralizuar prej dy vitesh dhe se për të kujdesej një kujdestare dhe burri i moshuar.

Ky i fundit fatmirësisht është nxjerrë i gjallë nga banesa, ndërsa pasi i është dhënë ndihma mjekësore në Kuçovë, është dërguar te Trauma në Tiranë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME