Categories Lajme

Kosova, 15 vjet shtet i pavarur, Kurti: Për 20-vjetor uroj të jemi zgjedhja e të rinjve

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Ligjshmëria e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës për një kohë ka qenë temë e diskutueshme. Serbia duke kundërshtuar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës kërkonte vlerësimin e vlefshmërisë ndërkombëtare dhe mbështetje për pozicionin e saj, duke pretenduar se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës ishte e paligjshme.

Në vazhdën e kësaj ecurie, në tetor të vitit 2008, Serbia kërkoi një opinion këshillues nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Më 22 korrik të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë përmes një Vendimi Këshillëdhënës rikonfirmoi se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur asnjë nen të Ligjit Ndërkombëtar.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë e të vështirë për qytetarët e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për 15-vjetorin e pavarësisë së vendit të tyre përmes një mbledhjeje “festive”. Arsyeja se pse kreu i qeverisë së Kosovës zgjodhi ta nisë me një mbledhje ishte për të tejçuar mesazhin se vetëm nëpërmjet punës dhe sakrificës, do të arrihet rritja e pavarësisë por më e rëndësishmja do të arrijë të karakterizojë njerëzit e mirë të Kosovës. Kurti u ndal edhe te detyra që i pret në të ardhmen, ku synim mbeten të rinjtë. Ai tha se synimi janë të rinjtë e Kosovës, për të cilët shpreson që 20-vjetori të vijë me dëshirën e tyre për të zgjedhur Kosovën për një të ardhme më të mirë dhe për një jetë profesionale më të plotë.

“Puna e festa për republikën tonë duhet të shkojnë gjithnjë baske. Pavarësia u arrit përmes mundit dhe sakrificës por pavarësia jonë do të rritet vetëm përmes punës. Vetëm përmes punës dhe sakrificës e cila i karakterizon njerëzit e mirë të Kosovës. Ata punojnë këtu por edhe jashtë vendit, ku kushtet janë më të mira.

Detyra jonë kryesore është që kur të vijë 20-vjetori të jenë shtuar dhe shumëfishuar arsyet që të rejat e të rinjtë të mund të zgjedhin Kosovën për një të ardhme profesionale të plotë e për një jetë më të mirë.”- tha Kurti në mbledhjen e qeverisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME