Categories Lajme

KQZ miraton vendimin: Votimi dhe numërimi elektronik në 14 Maj do bëhet në bashkitë Elbasan, Kamëz dhe Vorë

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur këtë të mërkurë që votimi dhe numërimi elektronik për zgjedhjet e ardhshme të 14 Majit 2023 të bëhet në tre bashki. Ndryshe nga Vora ku u bë dy vite më parë, tashmë listës i bashkohet dhe Elbasani e Kamza.

Kjo pikë e rendit të ditës mori dakordësi nga palët, ndërsa vendimi erdhi pas shtesës së fondit të qeverisë për KQZ, me një shumë prej 800 milionë lekë. Ky projekt pilot do të aplikohet në 335 qendra votimi në këto 3 bashki.

Votimi dhe numërimi elektronik ishte një risi në zgjedhjet e 25 prillit 2021, kur u pilotua për herë të parë në Tiranë, pasi rezultati doli pak orë pas përfundimit të orarit zyrtar të votimit. Pasaktësitë janë gati të papërfillshme si në votim ashtu dhe në numërim.

Nisur nga eksperienca pozitive e zgjedhjeve parlamentare, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi që në 6 mars 2022 të aplikonte këtë projekt pilot dhe në Bashkinë e Vorës. Rezultati aty doli në kohë rekord, ndryshe nga qendrat e tjera ku u votua dhe numërua manualisht.

Në zgjedhjet lokale të 14 Majit, është vendosur që votimi dhe numërimi elektronik të shtrihet në tre bashki. Vendimi është pranuar dhe nga përfaqësuesit e partive politike, edhe pse më herët ata kishin kërkuar që projekti të shtrihej në 6 zona.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME