Categories Lajme

KQZ: Nuk lejohen telefonat në qendrën e votimit, do ketë penalitete

Një ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi paralajmëroi votuesit që të mos paraqiten me telefona celularë në qendrën e votimit, pasi do të konsiderohet si tentativë për të fotografuar votën.

“Në ditën e votimit asnjë votues nuk duhet të paraqitet me telefon celular në qendrën e votimit. Nuk do të lejohet që votuesi të ketë telefonin celular në qendrën e votimit. Kushdo që shfaqet në qendrën e votimit me telefon celular do të konsiderohet si tentativë për të fotografuar votën. Ndaj të marrin të gjitha masat, të zgjidhin si mund që ta zgjidhin. Dhe nuk besoj se është kaq e vështirë për ta zgjidhur.

Në qendrën e votimit të mos paraqiten me telefon celular. Kjo është një masë parandaluese në kuadër të luftës për të frenuar shit-blerjen e votës”, tha Celibashi duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Duke folur mbi shit-blerjen e votës kreu i KQZ solli në vëmendje se për të gjithë shkelësit do të ketë penalitete dhe sanksione shumë të rënda.

“Ka pasur thirrje të herëpashershme nga KQZ, faktori ndërkombëtar dhe faktor të tjerë politik, për ti thënë ndal fenomenit të shit-blerjes së votës. Nuk e di me siguri se sa dhe si në masë edhe cilësi kjo problematikë qëndron, por si ai që e shet edhe ai që e ble është në pozitën, që nëse kjo do verifikohet do ketë penalitete dhe sanksione shumë të rënda. Shpresoj që kjo të dëgjohet.

Më shumë se kaq KQZ nuk ka ca të bëj në lidhje me këtë problematikë. Shpesh herë ka një lloj amplifikimi dhe një lloj tendence për ti ampikifikuar fenomenet, qe edhe pse ekzistojnë nuk janë në atë masë që mund të vërë në rrezik integritetin e procesit zgjedhor. Natyrshëm që kjo nuk e justifikon, qoftë edhe në një masë shumë të vogël, këtë fenomen”, shpjegoi Celibashi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME