Categories Lajme

“PS hodhi mbi 42 mijë $, PD 3 mijë $” Zbulohen shifrat e fushatës zgjedhore të partive

Rrjetet sociale duket se janë kthyer në arenën e fushatës elektorale pasi partitë politike po shpenzojnë mijëra dollarë për reklamimin e tyre.
Spotet dhe takimet elektorale janë sponsporizuar nga partitë dhe kandidatët e tyre për të përforcuar perceptimet e elektoratit për zgjedhjet e 25 prillit. Referuar të dhënave të bëra publike në rrjetin e reklamave nga Facebook, nga data 11 mars e deri në datën 23 prill Partia Socliaste mban vendin e parë për vlerën më të lartë të shpenzimeve në këtë fushatë.

Gjatë periudhës në fjalë PS ka harxhuar 42 mijë e 254 dollarë për reklama e spote, përshirë edhe ato negative për kreun e opozitës, Lulzim Basha. Me një diferencë të madhe, pas saj renditet Partia Demokratike me 3 mijë e 785 dollarë të shpenzuar në harkun kohor të rreth 1 muaji.
Nga ana tjetër, Lëvizja Socilaiste për Integrim dhe Partia Socialdemokrate kanë shpenzime më të moderuara, konkretisht LSI 386 dollarë dhe PSD 175 dollarë.

Por nëse ju referohemi faqeve të udhëheqësve të secilës prej këtyre partive shohim se në krye të listës qëndron kreu demokrat, Lulzim Basha i cili ka shpenzuar 19 mijë e 954 dollarë gjatë periudhës 11 mars – 23 prill. Ndërkohë që sponsorizimet në faqen e Facebook të kryetarit të PSD-së, Tom Doshi arrijnë në 3 mijë e 455 dollarë, ndjekur më pas nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi me 2 mijë e 241 dollarë.

Ajo që bie në sy është se në faqen e liderit të Partisë Socialiste, Edi Rama nuk ofrohen të dhëna në lidhje me shpenzimet, edhe pse aty janë aktualisht 4 sponsorizime të aktivizuara. Ndërsa një tjetër detaj që tërheq vëmendje është fakti se faqet zyrtare në Facebook të Socialistëve dhe Demokratëve menaxhohen edhe nga Izraelitët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humbën jetën tragjikisht në aksident, dy motrat përcillen për në banesën e fundit

Familjet Xhepa dhe Hasko kanë hapur dyert e mortit pas humbjes tragjike të dy motrave,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Sekuestrohen armë dhe municion luftarak në dy banesa, arrestohet 44-vjeçari

Specialistët e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Befasia”, duke goditur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“E bëra për hakmarrje”/ Zbardhet dëshmia e autorit të atentatit të dështuar në Elbasan

“E bëra për t’u hakmarrë për vëllain tim, të cilin e ka plagosur 15 vite…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i fuqishëm në “Mesopotam Agroturizëm”, flakët rrezikuan edhe kabinat prej druri

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mëngjesin e sotëm Mesopotam Agrotourism Resort, në rrugën Sarandë–Syri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri, nga të cilat 12 mbeten aktive

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri,…

LEXO ME SHUME