Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, zhvilloi një vizitë në degën doganore të Sarandës, ku u njoh nga afër me punën dhe problematikat e kësaj dege. Kreu i DPD-së, Gazheli kërkoi angazhim të shtuar për të rritur cilësinë e shërbimeve ndaj operatorëve ekonomikë dhe përmirësim të perfomancës të çdo punonjësi të Administratës Doganore.
Gjithashtu ai përgëzoi strukturat doganore të cilat vijojnë të funksionojnë 24 orë në 7 ditë në këtë periudhë të vështirë, të shkaktuar nga Covid 19. Genti Gazheli është emëruar pak ditë më pare në krye të Administratës Doganore, duke zëvendësuar në këtë post Gjon Bardhin.