Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten, leku forcoi pozitat ndaj dollarit amerikan dhe u zhvlerësua lehtë me euron, krahasuar me një ditë më parë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane këmbehet me 105,45 lekë ose 0,03 lekë më pak se ditën e mërkurë. Ndërsa euro fitoi terren me 0,02 lekë dhe këmbehet në kuotën 124,03 lekë.
Paundi britanik u forcua sot me 0,40 lekë dhe këmbehet me 136,37 lekë. Franga zvicerane nuk ndryshoi duke u këmbyer sa një ditë më parë në vlerën 114,96 lekë.