Categories Lajme

Personat me aftësi të kufizuara/ Akses për më shumë shërbime në tre bashki të vendit

TIRANË, 8 tetor /ATSH/ Lehtësi dhe akses për më shumë shërbime, për personat me aftësi të kufizuar, është impakti i programit “Askush të mos mbetet pas/Leave No One Behind (LNB)” që po zbaton qeveria shqiptare në bashkëpunim me projektin e OKB, aktualisht në tri bashki të vendit: Lezhë, Pogradec e Përmet.

U prezantuan në një takim online dokumentet finale të Planeve Vendore të Aksesueshmërisë që bashkitë e Lezhes, Pogradecit dhe Përmetit, kanë përgatitur si pjesë e nismës për nxitjen e aksesueshmërisë për personat me aftësi të kufizuara që ka ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në nivel qendror dhe vendor, me mbështetjen e PNUD, përmes Programit “Askush të mos mbetet pas/Leave No One Behind (LNB)” duke synuar të luftojë përjashtimin social, pabarazitë dhe diskriminimin, dhe t’u mundësojë të gjithëve akses në të drejta, shërbime dhe mundësi.

Në takimin e sotëm të drejtuar nga zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Bardhylka Kospiri, morën pjesë përfaqësues nga vetë grupi i interest, tri bashkitë dhe programi LNB, të cilët diskutuan mbi hapat konkretë që këto bashki do të ndërmarrin në drejtim të zbatimit të tyre.

Në të treja bashkitë, Planet Vendore të Aksesueshmërisë janë fokusuar në realizimin e të drejtës për aksesueshmërinë në mjedise, transport, informacion e komunikim për personat me aftësi të kufizuara si parakusht për gjithëpërfshirje.

Duke mbështetur përpilimin e Planeve Lokale te Aksesueshmërisë, Programi i Përbashkët i Kombeve të Bashkuara ‘Askush të mos mbetet pas’ që financohet nga Qeveria zvicerane, synon që politikat kombëtare të përkthehen në aksione konkrete për njerëzit afër vendbanimit, që bashkitë të parashikojnë masa dhe buxhete në përmbushje të nevojave të personave me aftësi të kufizuara dhe që vetë grupi i interesit të marrë pjesë në zhvillimin, zbatimin dhe monitorimin e këtyre planeve lokale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasje me armë në Shkup, vritet këngëtari shqiptar, tre të plagosur

Një përplasje me armë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkup, në rrugën e njohur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Me devijimin e Lumit Shushicë shkelin ligjet dhe gjithë parimet morale

Nga Bajram Peçi Një protestë e përfaqësive të banorëve të fshatrave të luginës së Lumit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Elbasan, makinat përplasen “kokë më kokë”, dy të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Bradashesh-Elbasan, ku dy makina janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, humb jetën 28 vjeçari. Ra nga pallati ku po punonte

Një 28 vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në kryeqytet, pasi ra nga pallati…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor, e hënë 27 maj 2024

Dashi Java do të nisë mirë për të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje.…

LEXO ME SHUME