Categories Lajme

Zona e re për zhvillim në Bubq/ 92 milionë lekë kompensim për pronarët e pasurive të paluajtshme

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e fundit shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, në funksion të procesit të rindërtimit, që do të realizohet në zonën e re për zhvillim në njësinë administrative Bubq, bashkia Krujë.

Sipas vendimit shpronësimi dhe shkëmbimi i pronës të bëhen në favor të bashkisë Krujë.
Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen të kompensohen në vlerë të plotë sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë e llojit tokë “arë”, “truall”, “ndërtesë” dhe “kultura bujqësore”, në shumën 92 068 771.70. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 92 068 771.70 do të përballohet nga zëri “Fondi për rindërtimin”, i miratuar për vitin 2020.

Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur certifikatën e pronësisë origjinale ose dublikat, kartelën e pasurisë të rifreskuar, si dhe hartën treguese të regjistrimit, pranë bashkisë Krujë, referuar aktmarrëveshjes së lidhur.
Shpronësimi të fillojë menjëherë pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

Bashkia Krujë të kryejë likuidimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, të shpronësuar dhe të bëjë shkëmbimin e pronës, referuar aktmarrëveshjes së lidhur. Afati i kryerjes së shpronësimit në vlerë monetare do të jetë momenti i fillimit të realizimit të projektit. Afati i kryerjes së shkëmbimit të pronës private me një pronë shtetërore të ardhshme do të jetë në përfundim të realizimit të projektit, për zhvillimin e zonës së re në njësinë administrative Bubq, bashkia Krujë.

Bashkia Krujë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e hyrjes në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave për shpronësimin, t’i kërkojë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës të kryejë regjistrimin e pasurive, pronë private, të shpronësuara, sipas legjislacionit në fuqi dhe referuar aktmarrëveshjes së lidhur. Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Durrës, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e hyrjes në fuqi të vendimit, të pasqyrojë në regjistrat kadastralë ndryshimin e kategorisë së resursit të pasurive të paluajtshme, nga kategoria e resursit “tokë bujqësore” në kategorinë “tokë urbane” truall.

Gjatë periudhës së zbatimit të projektit (përfundimin e punimeve) qytetarët, nëse nuk kanë në pronësi ose në posedim objekte të tjera banimi, do të strehohen nga njësia e vetëqeverisjes vendore, nëpërmjet programeve të rindërtimit, të parashikuara në aktin normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, ose në legjislacionin në fuqi për strehimin social.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartat kadastrale dhe kalimi i pronësisë në favor të Bashkisë Krujë për pasuritë e shpronësuara. Shpenzimet procedurale, në vlerën 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i vitit 2020, miratuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, bashkia Krujë dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Durrës për zbatimin e këtij vendimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Kam 3 muaj që lus menderen e atyre”, Erion Braçe akuzon bashkinë e Tiranës për rrugët copë-copë në Selitë (VIDEO)

Erion Braçe reagoi ashpër për gjendjen e rrugëve në lagjen Selitë e Tiranës, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunimi barbar i ish-kryetarit të PD-së në Lezhë, autorët i thyen këmbët dhe i prenë veshin

Një ngjarje e rëndë ndodhi në qarkun e Lezhës mbrëmë, ku ish-kryetari i PD-së në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME