Categories Lajme

Kukës/ Dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së mitur, arrestohet 54-vjeçari

Policia e Kukësit ka vënë në pranga një 54-vjeçar, pasi ky i fundit ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre të mitur.

Gjatë kontrollit në banesën në pronësi të shtetasit G. Ç., shërbimet e Policisë gjetën 2 granata luftarake, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë: Kukës Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre të mitur, arrestohet në flagrancë 54-vjeçari.

Gjatë kontrollit në banesën e kësaj familjeje, Policia gjeti dhe sekuestroi 2 granata.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin G. Ç., 54 vjeç, banues në Kukës.

Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre të mitur.

Gjatë kontrollit në banesën në pronësi të shtetasit G. Ç., shërbimet e Policisë gjetën 2 granata luftarake, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME