Categories Lajme

Lezhë, Ndalohen tre persona,detaje

Policia e Lezhës ka zbuluar një apartament, në të cilin janë gjetur armë zjarri, leje drejtimi dhe dokumente të tjera të lëshuara nga një shtet tjetër. Blutë bëjnë me dije se janë arrestuar tre persona, pas finalizimit të operacionit “Mataro”. U zbulua se apartamenti ishte në përdorim nga shtetasi E.V.

Gjithahstu u shpallën në kërkim shtetasit E. V. dhe M. N., si dhe u sekuestruan arsenal me armë, municion, mina me telekomandë, një sasi e konsiderueshme eurosh e përfituar nga veprimtaria kriminale dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Njoftimi i plotë: Si rezultat i hetimeve të thelluara, Policia zbulon një  apartament në përdorim nga shtetasi E. V.

Gjatë kontrollit të apartamentit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armë zjarri pistoletë, leje drejtimi dhe dokumente të tjera të lëshuara nga një shtet tjetër.

Shërbimet e Policisë Lezhë kanë vijuar punën intensive për dokumentimin e plotë e veprimtarisë kriminale të shtetasve E. V. dhe M. N. të cilët janë shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Mataro”.

Si rezultat I veprimeve të thelluara hetimore është zbuluar një apartament që ishte në përdorim nga shtetasi E.V.   Shërbimet e Policisë  gjatë kontrollit të ushtruar në këtë apartament gjetën  dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, disa mjete identifikimi dhe leje drejtimi të lëshuara nga një shtet tjetër.

Gjatë operacionit “Mataro” u vunë në pranga 3 shtetas, u shpallën në kërkim shtetasit E. V. dhe M. N., si dhe u sekuestruan arsenal me armë, municion, mina me telekomandë, një sasi e konsiderueshme eurosh e përfituar nga veprimtaria kriminale dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME