Categories Lajme

Marrëveshja Shqipëri-Britani: ‘Çunat e Londrës’ do e bëjnë burgun në Peqin

Pas 7 muaj negociata të udhëhequra nga ambasadori Britanisë së Madhe Alastair King-Smith dhe Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, qeveria shqiptare miratoi marrëveshjen e tranferimit të burgosurve shqiptarë nga burgjet angleze në ato shqiptare.

Gazetari Top Channel, Muhamed Veliu ka siguruar marrveshjen nga ku qeveria angleze angazhohet të paguajë për çdo ditë burg që të transferuarit do të vuajnë në Shqipëri.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar (MB) do të sigurojë 5 milionë € gjatë kohëzgjatjes të marrëveshjes.

Kjo do të realizohet nëpërmjet një projekti ose projekteve të menaxhuara nga Ambasada Britanike në Tiranë, të cilat do të mbulojnë investime kapitale të tilla si pajisje që mund të përfshijnë, por nuk kufizohen në pajisje rehabilitimi të personave të dënuar, duke përfshirë uorkshope, rinovimin e ambienteve të personave të dënuar, automjete, pajisje sigurie (4 milionë €) dhe ndarje ekspertize dhe trajnim teknik (1 milion €) me Drejtorinë shqiptare të Burgjeve dhe gjyqësorin shqiptar.

Qeveria Britanike do të mbulojë kostot e burgimit për të gjithë kohëzgjatjen e periudhës së burgimit për dënimin, të rënë dakord në momentin e transferimit për personat e dënuar, të transferuar mbrapsht në Shqipëri, duke paguar për cdo ditë burg të tyre  36.50 € .

Ministri shqiptar i Drejtësisë do të miratojë grupe çështjesh që do të shkojnë në gjykatat shqiptare në grup. Transferimet fizike do të bëhen, në masën që është e mundur, në grupe të mëdha për atë grup, pavarësisht faktit se vendimet e gjykatave shqiptare do të merren individualisht me afate të ndryshme.

Pasi të kryhet dorëzimi fizik i grupit, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të paguajë shumën e rënë dakord për çdo të burgosur në atë grup.

Grupi i radhës do të miratohet nga Ministri shqiptar i Drejtësisë vetëm pasi të jetë kryer pagesa për të burgosurit e transferuar në grupin e mëparshëm.

Gazetari Top Channel, Muhamed Veliu në një lidhje ditekte për edicionin e lajme të orës 12:00 raportoi se kjo marrëveshje pritet të firmoset nga të dyja palët në Shtator ose nga kryeministrat Edi Rama dhe Rishi Sunak ose nga ministri britanik i Drejtësisë Alex Chalk me homologun shqiptarë Ulsi Manja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi për vdekje 65-vjeçarin teksa lëvizte me motor, plagoset edhe vetë inspektori policisë…

AMP ka arrestuar punonjësin e policisë Inspektor M. K., me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pronat-Vendimi\ Taksa e re për pasuritë e paluajtshme, njoftimet për detyrimin do të gjenerohen në e-Albania

Nga viti 2028 qeveria parashikon të nisë zbatimin e ligjit të ri për taksimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Besimtarë katolikë kremtojnë Krishtlindjen në katedralen ‘Shën Pali’, Imzot Arjan Dodaj: Ecim me gëzim e shpresë përballë çdo zhgënjimi njerëzor

Në vigjilje të Krishtlindjeve besimtarë katolikë u mblodhën në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë, për të ndjekur meshën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat \ Goditja e grupit që shiste lëndë narkotike,Mes të arrestuarve edhe një ish-ushtarak

Detaje të tjera mësohen nga goditja e grupit kriminal që shiste drogë në Tiranë. Të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama: Ilaçe për Onkologjikun dhe rimbursim për 400 mijë pacientë! Rritje rrogash për mjekë dhe infermierë

Nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku kryeministri Edi Rama mori një takim me mjekë,…

LEXO ME SHUME