Categories Lajme

U kap duke vjedhur televizorët e hotelit, arrestohet në flagrancë 46-vjeçari në Sarandë

46-vjeçari Jorgo Kumaraku, është arrestuar në flagrancë ndërsa po tentonte të vidhte tre televizorë  dhe sende personale të turistëve në një hotel në Sarandë, në zonën e Livadhajs

3 televizorët dhe mjetet e përdorura nga autori për të kryer vjedhjen janë sekuestruar.

“Shërbimet e Policisë, gjatë patrullimit në zonat bregdetare, falë bashkëpunimit me qytetarët, kanë parandaluar një rast vjedhjeve në një hotel në Livadhja.

Vihet në pranga 46-vjeçari që u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në mesnatë, duke vjedhur 3 televizorë dhe sende personale të pushuesve, në hotel.

Sekuestrohen 3 televizorët dhe mjetet e përdorura nga autori për të kryer vjedhjen.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik, gjatë patrullimit në zonat bregdetare, falë bashkëpunimit me qytetarët e zonës, kanë parandaluar një rast vjedhjeve në një hotel në Livadhja.

Falë ndërhyrjes së Policisë, është kapur në flagrancë, në mesnatë, shtetasi J. K., duke vjedhur në hotel, 3 televizorë dhe sende personale të turistëve të akomoduar në këtë hotel.

Në vijim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. K., 46 vjeç, banues në Sarandë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme”,-thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME