E hënë, 22 Dhjetor 2025
Categories Lajme

Marrëveshje bashkëpunimi midis Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë me Universitetin Politeknik të Barit, Itali, detaje

Fokusi kryesor i këtij takimi ishin politikat e qeverisë në nxitjen dhe mbështetjen e institucioneve të Arsimit të lartë, me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të tyre, në kuadër të Ndërkombëtarizimit.

Më pas axhenda e Ministres së Arsimit dhe Sportit, Znj Evis Kushi në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë vijoi me ceremoninë e organizuar në sallën “Rilindja” të UV-së, në kuadër të konkretizimit të marrëveshjes së bashkëpunimit midis Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë me Universitetin Politeknik të Barit, Itali.

Të pranishëm në aktivitet ishin, Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Z.Ermal Dredha, Prefekti i Qarkut Vlorë, Z. Flamur Mamaj, Konsullja e Përgjithshme e Italisë në Vlorë, Znj. Ilva Palmieri,  Kryetari i Këshillit të Qarkut, Z. Ervis Moçka, Zv. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Z. Vilma Bello, Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Vlorë, Z. Arben Breshani, deputetë, autoritete drejtuese të UV, pedagogë, studentë dhe shumë qytetarë të Vlorës.

Ceremonia e aktivitetit u çel nga Rektori i Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, Prof. Dr. Roland Zisi, i cili falenderoi në veçanti  Kryeministrin e vendit, Z. Edi Rama, i cili ishte ideatori i realizimit të këtij aktiviteti, por që për shkak të axhendës shtetërore të ditës, e kishte të pamundur të  ishte i pranishëm.

Rektori i UV shprehu mirënjohjen dhe falenderime në emër të institucionit që drejton për Kryeministrin Edi Rama, për politikat, idetë, interesimin, mbështetjen dhe kujdesin konkret që ai ka treguar në fushën e ndërkombëtarizimit të IAL shqiptare, dhe sidomos në mënyrë specifike për UV, duke kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë tek autoritetet politike, administrative dhe universitare italiane, për çeljen e programeve të parbashkëta të studimit, siç është rasti sot i nënshkrimit të marrëveshjes specifike për programin e studimit Inxhinieri Mekanike.

Rektori i UV, Prof. Dr. Roland Zisi në përshëndetjen e tij shpehu mirënjohjen dhe konsideratat më të larta për Senatoren, Znj. Maria Alessandra Gallone dhe Rektorin e Universitetit  Politeknik të Barit, Prof. Dr. Francesco Cupertino për të cilin Rektori i UV theksoi se, tashmë është një mik i shquar i UV, duke shprehur kënaqësinë e bashkëpunimit me një drejtues vizionar, intelektual europian mendjehapur, siç e cilësoi Rektori i UV-së, Prof. Dr. Roland Zisi.

Rektori  i UV theksoi faktin se, nga kjo marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Politeknik të Barit studentët e UV, do të përfitojnë një diplomë europiane, duke mos qenë rezidentë të përhershëm në Bari dhe duke mos shpenzuar financa familjare shtesë sepse ato do të mbulohen nga Marrëveshja Erasmus plus, e nënshkruar mes dy institucioneve.

Rektori i Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, Prof. Dr. Roland Zisi, shprehu mirënjohje ndaj Ministres së Arsimit dhe Sportit, Znj. Evis Kushi, për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë dhe për vendimarrjen miratuese të kësaj marrëveshjes në një kohë të shkurtër, si dëshmi e qartë e mbështetjes së Ministrisë së Arsimit dhe Sportit ndaj zhvillimit të mëtejshëm të UV.

Rektori i UV, Prof. Dr. Roland Zisi falenderoi edhe Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Bari të Italisë, Z. Arjan Vasjari për gjithë mbështetjen dhe kontributin e tij për nënshkrimin e kësaj marrëveshje.

Për të gjithë të pranishmit u shfaq dhe një video e prezantimit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, në të  cilin u transmetuan dhe mesazhe nga studentë të huaj që kanë zhvilluar studime në UV.

Përshëndeti në aktivitet dhe studenti Erasmus+ dhe Alumni UV, Z. Tomor Hoxha.

Rektori i Universitetit  Politeknik të Barit, Prof. Dr. Francesco Cupertino, në përshëndetjen e tij theksoi faktin se, për institucionin që drejton, është kënaqësi e veçantë bashkëpunimi me Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, duke pohuar se frytet e kësaj marrëveshje do të jenë mjaft cilësore për të dyja universitetet respektive. Ai bëri të ditur faktin se, të dy universitetet po punojnë për hartimin e tri programeve të përbashkëta të studimit: Bachelor në Inxhinieri Navale dhe Bachelor në Njohuri, Projektim dhe Menaxhim Trashëgimor.

Senatorja, Znj. Maria Alessandra Gallone, në referimin e saj theksoi faktin se, është kënaqësi të jesh pjesë e aktiviteteve të tilla, të cilat janë tregues i forcimit të bashkëpunimeve akademike mes universiteteve.

Znj. Gallone shprehu bindjen se, ky është hapi i parë i të tjera bashkëpunimeve mjaft të frytshme midis Universitetit Politeknik të Barit me Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë.

Të dy Rektorët: Rektori i UV, Prof. Dr. Roland Zisi dhe Rektori i Universitetit  Politeknik të Barit, Prof. Dr. Francesco Cupertino nënshkruan zyrtarisht marrëveshjen e bashkëpunimit “Për programin e dyfishtë të Studimit, Bachelor, në Inxhinieri Mekanike”.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, në fjalën e saj përshëndetëse Ministrja e Arsimit dhe Sportit, pohoi se, marrëveshja e bashkëpunimit midis Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë dhe Universitetit Politeknik  të Barit, është tregues i forcimit të mëteshëm të miqësisë mes dy vendeve: Shqipëri-Itali.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Znj. Evis Kushi, shprehu konsideratat më të larta për UV e në veçanti për Rektorin e UV, Prof. Dr. Roland Zisi, nën drejtimin e të cilit ky institucion i Arsimit të lartë ka njohur zhvillim të mëtejshëm, duke patur shumë suksese, në veçanti në kuadër të ndërkombëtarizimit, pohoi Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Znj. Evis Kushi.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit garantoi se, do të vijojë mbështetja e institucionit që drejton ndaj Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, i cili kurdoherë e ka përkthyer mbështetjen e dhënë në  suksese të vazhdueshme, duke e renditur UV një ndër universitetet më cilësore në vend.

Ministrja Kushi theksoi se, ligji i ri për Shkencën synon që t’i japë një frymë të re dhe bashkëkohore kërkimit shkencor, duke e përafruar me legjislacionin e BE-së dhe duke reflektuar zhvillimet e kohës, duke synuar zhvillimin e qëndrueshëm të vendit dhe rritjen e mirëqenies sociale, ngritjen e kapaciteteve të personelit shkencor; fuqizimin e lidhjeve ndërkombëtare me zonën evropiane të kërkimit; rritjen e përdorimit të infrastrukturës kërkimore shkencore; nxitjen e bashkëpunimit midis institucioneve të kërkimit shkencor, biznesit, institucioneve publike, shoqërisë civile, si dhe palëve të tjera të interesuara në veprimtari kërkimore shkencore dhe inovacion.

   

         

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME

Zbuloni më tepër nga Vlora News

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin