Categories Lajme

Me 45 mijë euro në çantë drejt Greqisë, ndalohet 54-vjeçari në Kakavijë, nuk i deklaroi në kufi

Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Udhëtonte në drejtim të Greqisë dhe nuk deklaroi shumën e eurove në doganën e Kakavijës, procedohet penalisht 54-vjeçari.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 44 750 euro që u gjetën në çantën e 54-vjeçarit.

“Shërbimet e Policisë Kufitare kanë intensifikuar kontrollet me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në çantën e shtetasit Dh. P., gjetën 44 750 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ky shtetas nuk e kishte deklaruar këtë shumë parash, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve, strukturat hetimore të DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Dh. P., 54 vjeç, banues në fshatin Dhuvjan, Gjirokastër, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka…

LEXO ME SHUME